
Saudi Foreign Minister Adel al-Jubeir arrives for the opening of the Mideast peace conference in Paris,France, January 15, 2017. REUTERS/Thomas Samson/POOL
Ministri i Jashtëm saudit, Adel al-Jubeir tha se është optimist me administratën e re në SHBA, në veçanti në lidhje me mënyrën se si ajo dëshiron të rivendosë ndikimin amerikan në botë, duke përfshirë Iranin dhe luftën kundër ISIS-it.
“Ne jemi optimist për administratën e re dhe presim që bashkëpunim në të gjitha fushat”, tha ai para gazetarëve në Paris, transmeton arbresh.info.
“Ne do të shikojmë se si do të funksionojë administrate e Trump. Ata dëshirojnë të rivendosin rolin e Amerikës në botë dhe ne e mirëpresim këtë. Dëshirojnë të luftojnë kundër ISIS-it, natyrisht, por ata edhe duan t’ia tregojnë vendin Iranit.”
Jubeir tha interesat e eksportuesit më të madh të naftës në botë janë në përputhje me ato të Shteteve të Bashkuara.
“Objektivat tona janë të njejta. Ne mund të kemi mosmarrëveshje për të arritur deri atje, por nuk është nuk pajtohemi mbi atë që duhet bërë”, shtoi ai.
I pyetur në lidhje me marrëdhëniet me Riadin, Jubeir e ka akuzuar Teheranin për destabilizimin në rajon./Arbresh.info
Vdes në QKUK këmbësori që u godit nga një automjet në Fushë ...
Këtë fundvit, Mihrije Braha shfaqet më e bukur se kurrë
Osmani: Kosova është më e fortë falë frymës së bashkëjetesës
Serbia: Kanë nisur negociatat mes Rusisë dhe MOL-it hungarez...
Yamal i bashkohet disa fëmijëve në një ndeshje futbollit gja...
‘Misioni i pamundur’ i Endrickut