Petr Pavlensky, artisti rus që përmes veprave të tij ka kundërshtuar sistemin qeveritar në Rusi, ka thënë se është larguar nga vendi.
Ai dhe partnerja e tij janë akuzuar për ‘veprime të dhunshme të një natyre seksuale”, ka thënë ai për BBC, transmeton arbresh.info.
Ai ka këmbëngulur se pretendimi ishte i rremë dhe se qeveria e ka përdorur këtë argument me qëllim për të hequr qafe atë.
Pavlensky, i cili e quan vetën artist politik është përballur me akuza disa herë me akuza për punën e tij.
Kohën e fundit ai ishte burgosur për shtatë muaj për shkak të djegies së derës së agjensisë së inteligjencës në Rusi.
Ai dhe partnerja e tij, Oksana Shalygina, janë ndaluar nga policia në aeroportin Sheremetievo në Moskë.
“Ne kemi pasur një paralajmërim, se policia po na kërkonte. Por, s’kishim asnjë arsye që ta merrnim seriozisht, kështuqë e injoruam. Kur na ndaluan në aeroport, e kuptuam se ata e kishin seriozisht”, tha ai.
Ai gjithashtu është akuzuar për pretendime seksuale, akuzë e cila ka për dënim së paku 10 vite burg./Arbresh.info
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...