Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitriy Peskov, në lidhje me deklaratën e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump mbi NATO-n, ka thënë se pajtohen me të, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një konferencë për mediat, Peskov ka thënë: “Mbështesim mendimin se NATO është një mbetje e së kaluarës. Këtë gjë e kemi thënë prej kohësh. Nuk është e mundur që NATO të emërtohet si një sistem bashkëkohor që i përgjigjet sigurisë dhe idealeve të stabilitet.”
Trump në një intervistë dhënë për gazetën gjermane Bild pyetjes se “A e kuptoni frikën e Rusisë dhe të qytetarëve të Evropës Lindore?”, i është përgjigjur: “Patjetër që e di. E kuptoj se çfarë kanë përjetuar. Prej kohësh them këtë që NATO ka probleme. NATO është vjetruar, pasi siç e dini është një strukturë e formuar shumë vite më parë. Nga ana tjetër vendet anëtare nuk paguajnë ato që u takojnë. Kur unë thash që NATO është vjetruar u gjenda në qendër të reagimeve. Është vjetruar edhe pse nuk ka mundur të bëjë gjë kundër terrorizmit.”
Cakolli: Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e President...
Kaq para do të fitojë Amir Rrahmani me kontratën e re tek Na...
Nagavci përgjigjet pasi LDK e propozoi Osmanin për president...
Emrat për Bordin e AKP-së, Kadrijaj: Veç a ju shërbejnë juve...
Emërohen drejtorët e bordit të AKP-së, pa votat e opozitës
Modricit i nevojitet operimi, pas lëndimit të pësuar mbrëmë ...