
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 14:39:32Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi pas artikullit të së përditshmes italiane “La Republica” të Barit, sipas se cilës disa fshatra të Shqipërisë janë si fuçi baruti për terrorizmin.
Përmes një letre drejtuar kësaj gazete, ministri kërkon përgënjeshtrim e lajmit, si dhe thekson se nuk ka asnjë fshat ku ngrihet flamuri i ISIS.
Sipas Tahirit, artikulli nxit mosbesimin mes partnerëve në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Gazetarët italiane kanë shkruar artikullin pa marrë një informacion zyrtar nga autoritetet shqiptare thotë ministri. “Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cenuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit italian, por shpresoj shumë të jetë e fundit”shprehet Tahiri në letrën e tij.
Kuvendi thërret sonte seancë për zgjedhjen e presidentit, ka...
“Janë përdorur edhe mjetet e zërimit të palestrës për ...
Enrique para sfidës me Bayern: Asnjë skuadër nuk është më e ...
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime