
Rebel fighters walk carrying their weapons on the outskirts of the northern Syrian town of al-Bab, Syria January 15, 2017. REUTERS/Khalil Ashawi
Rebelët sirianë kanë vendosur të marrin pjesë në bisedimet për paqe të mbështetura nga Turqia dhe Rusia në Kazakistan.
Rusia, aleati më i fuqishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, ka vendosur të bëjë një përpjekje të re diplomatike, pasi rebelët sirianë pësuan disfatën më të madhe gjatë muajit të kaluar në Aleppo, transmeton arbresh.info.
Shtetet e Bashkuara, përpjekjet e të cilave dështuan për të nisur bisedime për paqe, nuk do të marrin pjesë në takimin që pritet të mbahet në Kazakistan.
Rebelët kanë marrë vendim që të jenë pjesë e bisedimeve pas një mbledhje të zhvilluar në Ankara dhe tani po punojnë për të formuar delegacionin i cili pritet të udhëhiqet nga Mohammad Alloush.
Ndërkaq, analistët besojnë se rebelët kanë qenë nën presion e Turqisë, një nga sponsorët e tyre kryesorë, për të marrë pjesë në takim./Arbresh.info
Mbi 1 milion euro për Komitetin Olimpik të Kosovës
Rama: Nisin procedurat për Ligjin për Mbrojtjen e Vlerave të...
Seanca e Kuvendit shtyhet për në orën 13:00 për shkak të hom...
Qytetarja në Mejë i drejtohet Osmanit: Luaneshë, Ibrahim Rug...
Kryeministri Kurti nderon të zhdukurit me dhunë gjatë luftës
Kurti asnjë fjalë për presidentin – nesër përfundon af...