Diplomati gjerman i shqetësuar mbi komentet e Trump për NATO-n

epa05709615 German Foreign Minister Frank-Walter Steinmeier attends the Ignatz-Bubis-Prize 2016 ceremony at St. Paul's Church in Frankfurt am Main, Germany, 10 January 2017. Since 2001, the city of Frankfurt has been awarding the Ignatz-Bubis-Prize to an individual, institution or organization whose public activities are characterized by the values embodied by German Jewish leader Ignatz Bubis (1927-1999). The award is intended to honor the personality and the life of the patron. EPA/RONALD WITTEK

17:44 | 16 Janar 2017
Trina Galanxhi

Komenti i presidentit të zgjedhur në SHBA, Donald Trump, se NATO është ‘vjetruar’ ka shkaktuar habi në Evropë.

“Komentet e Trump rreth aleancës janë pritur me shqetësim”, tha Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, transmeton arbresh.info.

Ai tha se deklarata e Trump është në kundërshtim me komentet e bëra nga Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, i cili gjatë seancës së tij në Senat tha se ‘ne duhet të shohim se cilat do të jenë pasojat për politikën amerikane’.

Steinmeier tha se intervistat e Trump për Bild të Gjermanisë dhe Times of London, kanë shkaktuar habi në të gjithë Evropën. Steinmeier, i cili e quajti Trump një “predikues të urrejtjes” para zgjedhjeve në SHBA, është e mundur që të jetë duke e bërë paraqitjen e tij të fundit në takimin e ministrave të BE-se, pasi pritet që ai të marrë rolin e presidentit në Gjermani.

Megjithatë, një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale