Luis Figo është tërhequr nga gara për president të FIFA-s, duke e lënë Princin Ali Bin Al Hussein si kandidatin e vetëm kundër Sepp Blatterit.
Ish-përfaqësuesi i Portugalisë synonte postin e të parit të futbollit së bashku me Sepp Blatterin, Prinin Ali dhe Michael van Praag.
Van Praag u tërhoq nga gara për të përkrahur më shumë Princin Ali ndërsa zbuloi se edhe Luis Figo po mendonte për tërheqjen e kandidaturës.
“Në muajt e fundit nuk jam vetëm unë që kam dashur ndryshime. Unë jam dëshmitar i shumë incidenteve në mbarë botën për të cilat duhet t’i vijë turp secilit në botën e futbollit. Futbolli duhet të jetë i pastër dhe demokratik”, thuhet në komunikatën e Figos.
“Unë e kam parë me sytë e mi sesi presidentët e federatave një ditë krahasojnë liderët e FIFA-s me djallin, pastaj para publikut i krahasojnë ata me Krishtin. Askush nuk më ka treguar për këtë derisa e pash me sytë e mi”.
“Pasi mora mendimin e dy kandidatëve tjerë, unë besoj se më 29 maj në Cyrih nuk do të ketë zgjedhje normale. Mos llogaritni në mua. Unë e kam marr vendimin”.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë