Komandanti i Forcës së Përbashkët në Napoli, Mark E. Ferguson III, i përcjellur nga komandanti i KFOR-it në Kosovë, Francesco Paolo Figliuolo, i kanë kaluar me aeroplan disa kampe dhe zona të KFOR-it të vendosura kryesisht në pjesën veriore të Kosovës, ka njoftuar sot Zyra për marrëdhënie me publikun e KFOR-it.
Gjatë fluturimit gjenerali Figliuolo e ka njoftuar admiralin amerikan, Ferguson, për zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.
Pas aterrimit në Mitrovicë, admirali Ferguson i ka vizituar pjesëtarët e shërbimit të KFOR-it, të vendosur në afërsi të Urës Austerlitz, “me ç’rast u informua për çështjet kryesore të sigurisë lidhur me këtë hapësirë të Kosovës”.
Me të arritur në selinë e NATO-s dhe KFOR-it në Prishtinë, admirali Ferguson dhe gjenerali Figliuolo, janë takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar.
Me këtë rast Ferguson “e ka shprehur falënderimin e tij për zhvillimet aktuale në dialogun Beograd – Prishtinë, dhe ka shfaqur shpresën se qasja e njëjtë pozitive do të mund të përvetësohet nga të gjitha palët, po ashtu, edhe brenda institucioneve të Kosovës”, theksohet në njoftimin e KFOR-it.
Zoti Zhbogar i “ka konfirmuar admiralit Ferguson rëndësinë e pranisë stabilizuese të KFOR-it në Kosovë”.
Komandanti i Forcave të Përbashkëta në Napoli, Mark E. Ferguson III, e ka falënderuar gjeneralin Figliuolo, “për rolin e ushtruar nga KFOR-i, për të siguruar ambient të qetë në Kosovë, në një rajon kaq të ndjeshëm dhe kompleks të Ballkanit”.
Ish-kryeministri pakistanez dhe gruaja e tij dënohen me nga ...
23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë...
Presidentja Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq
Fundjavë e zjarrtë në elitën e basketbollit
E rëndë në Lezhë: 42-vjeçari gjendet i pajetë në dyqanin e t...
Ambasada e Kosovës në Uashington: SHBA-të riafirmuan mbështe...