Rreth 2 mijë protestues kanë marshuar nëpër rrugët e Uashingtonit dhe jashtë Trump Tower në Nju Jork, për të kundërshtuar zgjedhjen e Trumpit president.
Protestat kanë filluar një javë para inaugurimit të Trumpit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton arbresh.info.
Përkundër motit të ftohtë, protestuesit janë mbledhur nëpër rrugët kryesore në Uashington.
Para protestuesve ka folur Rev Al Sharpton, nga organizata për të drejtat e njeriut, i cili njëherit organizon edhe marshimin për të drejtat e civilëve në ditën e Marthin Luther King.
Të pranishmit kanë brohoritur pasi një folës i është referuar komenteve të përfaqësuesit të Gjeorgjisë, John Leëis, i cili tha se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump dhe gjatë një interviste në NBC tha se ai nuk e konsideron Trump si president legjitim.
Në Nju Jork, protestuesit u mblodhën nga të gjitha destinacionet para Trump Toëer, kur kërkuan takim sy në sy me Donald Trump.
Sipas tyre qëllimi i takimit është të dinë nëse presidenti ‘do të mbajë premtimet për komunitetin e tyre’.
Protestuesit gjithashtu kanë mbështetur të drejtat e imigrantëve, duke e denoncuar retorikën anti-imigracion të Trump dhe duke e kundërshtuar ndërtimin e murit në kufi me Meksikën./Arbresh.info

Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...