Disa ushqime nuk janë të preferuara që të konsumohen në stomakun bosh, sepse mund të shkaktojnë probleme të ndryshme në organizmin tuaj, shkruan arbresh.info.
Nëse vuani nga acidi dhe ulcera, atëherë nuk duhet të konsumoni domate në stomakun bosh. Domatet janë të dobishme nëse konsumohen me gjëra tjera në mëngjës. Domatet mund t’i konsumoni edhe në drekë ose në darkë duke i shoqëruar me gjëra tjera.
Kafja dhe çaji mund të jenë pjesë e rutinës suaj, sepse përmisojnë vigjilencën. Por sipas studimeve të fundit, kafja rrit ankthin, rrit presionin e gjakut dhe shkakton rënie të humorit. Kafja gjithashtu rrit edhe acidin në stomak dhe shkakton probleme në sistemin e tretjes. Në anën tjetër, nëse konsumoni çaj do duhej ta shoqëronit edhe më ndonjë gjë tjetër.
Drithërat përmbajnë sasi të madhe të sheqerit. Gjithashtu përmbajnë vitamina sintetike dhe minerale artificial. Drithërat shkaktojnë rritjen e nivelit të sheqerit në gjak.
Nuk është sekret se lëngjet e gazuara duhet t’i mbani larg. Ato përmbajnë sasi të madhe të sheqerit dhe përmbajnë aromatizues artificial. Pijet e gazuara janë shumë të dëmshme nëse konsumohen në mëngjes në stomakun bosh./Arbresh.info
Rusia synon të ndërtojë një central bërthamor në Hënë
Këmbësori goditet për vdekje në Graçanicë, arrestohet shofer...
85 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Historik Kombëtar: Një...
U përplas me një kamion, shpërthen një cisterne në një autos...
ASK: Eksporti në muajin nëntor 2025 mbulon importin me 15,7%