Ramush Haradinaj të enjten pritet të dalë sërish para trupit gjykues francez, që javën që shkoi e ndaloi kreun e AAK-së në paraburgim, një ditë pasi u arrestua në Francë në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Serbia.
Kjo është bërë e ditur nga avokat i Haradinajt në Kosovë, Arianit Koci. Ai tregoi edhe bindje se ish-komandat i Zonës së Dukagjinit, të enjten, do të lirohet me kusht, deri në përfundimin e procedurës dhe dhënies së vendimit përfundimtar.
Ndryshe, një Gjykatë e Apelit e la në paraburgim, të enjten që shkoi, ish-kryeministrin e Kosovës që u arrestua në aeroportin e Bazelit, shkaku i një urdhërarresti që Serbia e ka lëshuar vite më parë ndaj Haradinajt për gjoja krime lufte ndaj serbëve të uniformuar, por edhe civilë, që ndodheshin në Kosovë gjatë viteve 1998/99.
E njëjta gjykatë i dha Serbisë afat kohor që të deponojë prova ndaj kreut të AAK-së.
Shqetësime tek Arsenal në një javë vendimtare për rrjedhën e...
Deputetët ndezin qirinj për të mbijetuarit e dhunës seksuale...
Meloni pezullon marrëveshjen ushtarake mes Italisë dhe Izrae...
Konjufca me vërejtje për Shqipërinë: Le t’ia fillojmë bashki...
Joseph: Kurti të heqë dorë nga populizmi përçarës dhe të për...
Kompany: Nuk merrem me të kaluarën, mendoj vetëm çfarë duhet...