Me sa duket, temperaturat e ulëta dhe i ftohti i madh kanë shënuar viktimën e parë në Shqipëri.
Bazuar në raportimin e bërë në redaksinë e JOQ.al, Beni, qytetari endacak i lagjes 17 në Durrës ka ndërruar jetë gjatë natës që lamë pas, për shkak të temperaturave të ulëta.
Trupi i tij është gjetur i ngrirë rreth orës 7-8 të këtij mëngjesi. Ai ishte i pastrehë por e gjithë lagja 17 në qytetin bregdetar e njihte dhe e ndihmonte. Një prej banorëve ka raportuar ngjarjen për JOQ, ndërsa i bën apel bashkisë së Durrësit të marrë masa për të pastrehët që shikojnë vdekjen me sy në temperatura të cilat shkojnë deri në -10 gradë, e jo t’i lejë njerëzit e gjorë të vdesin në mëshirë të fatit.
“Sot në mëngjes në Durrës, në lagjen 17 është gjetur një i pastrehë i vdekur nga të ftohtët. Ai quhej Beni, rreth të 40-ave. Shumë veta në Durrës e njohin. Si do i behët për të gjithë të pastrehët e tjerë që jetojnë në këto netë të ftohta që temperaturat shkojnë deri në -10? Apo do presim sa të vdesin që të gjithë? A mos ndoshta Bashkia Durrës duhet të marrë masa? Këtë lajm sapo e mora vesh sepse ky Beni rrinte vetëm tek kjo lagje dhe gjithmonë e ndihmoja duke i dhënë bukë ose ndonjë 50 lekëshe dhe rroba. Sapo ma dhanë lajmin dhe është gjetur i vdekur nga ora 7-8 e mëngjesit. Do ju lutesha ta postonit që të bëhet diçka me të pastrehët e Durrësit”, – shkruan qytetari.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...