ISIS u ndal ‘pagat luftëtarëve të saj në Mosul’

20:34 | 5 Janar 2017
Trina Galanxhi

Sipas banorëve të Mosulit, ISIS ka ndaluar të paguajë pagat e luftëtarëve në Mosul.

Militantët e ISIS-it zakonisht janë paguar me një pagë mujorë në vlerë të 350 dollarëve, shkruan DM, por sipas mediave lokale në Irak besohet se militantët e ISIS-it nuk janë paguar për disa javë, transmeton arbresh.info.

Kriza financiare e grupit terrorist mund të jetë për shkak të rritjes së sulmeve ajrore në infrastrukturën e saj të naftës, e cila ishte burimi kryesor i të ardhurave të grupit.

Për shkak të mungesës së pagës, xhihadistët kanë filluar kontrabandimin nëpër familje, thotë një banor i Mosulit.

Terroristët suni kanë mbajtur qytetin e Mosulit që nga vera e vitit 2014 dhe kanë vendosur ligjin e rreptë të sheriatit mbi banorët e tij.

Ndërkohë, koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka deklaruar dje e se e ka dyfishuar në 450 numrin e këshilltarëve ushtarakë që pritet t’u vinë në ndihmë trupave irakiane.

Më shumë se 125 mijë irakianë janë zhvendsoru që nga ofensiva e Mosulit që filloi në mes të tetorit. Në të gjithë Irakun janë zhvendosur më shumë 3.3 milionë njerëz./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale