
#Bring Back Our Girls (BBOG) campaigners and parents of abducted Chibok school girls march during a rally in Abuja, Nigeria August 25, 2016. REUTERS/Afolabi Sotunde
Ushtarët nigerianë kanë gjetur një nxënëse e cila ishte një nga më shumë se 200 nxënëset e rrëmbyera nga grupi islamik Boko Haram.
Vajzat u rrëmbyen nga shkolla e tyre në qytetin verilindor të Chibok në prill 2014, transmeton arbresh.info.
Zëdhënsi i ushtrisë ka deklaruar se vajza e gjetur kishte me vete edhe një foshnje gjashtë muajshe.
276 nxënëse u rrëmbyen nga Boko Haram në vitin 2014. Më shumë se 20 prej tyre u liruan në tetor pas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar . Të tjerat kanë arritur që të largohen ose të shpëtohen, por besohet se rreth 200 vajza të tjera vazhdojnë të mbesin në robëri.
Gjatë kryengritjes shtatë -vjeçar që synon krijimin e një kalifat islamik në verilindje të Nigerisë, nga militantët e Boko Haram janë vrarë rreh 15 mijë njerëz dhe janë zhvendosur më shumë se dy milion njerëz./Arbresh.info
Sot vendoset gurthemeli për ndërtimin e Nënstacionit të ri n...
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...