Franca hap hetim për partinë e Marine Le Pen

epa05697305 Leader of France's far-right party Front National (FN) and candidate for the 2017 French Presidential election, Marine Le Pen, delivers a statement on her new year wishes to the press at her campaign headquarters in Paris, France, 04 January 2017. The 2017 presidential elections will be held on 23 April and 07 May 2017. EPA/IAN LANGSDON

16:07 | 5 Janar 2017
Trina Galanxhi

Autoritet në Paris kanë hapur një hetim për partinë e Marinë Le Pen, e cila akuzohet për keqpërdorimin e asistentëve në Parlamentin Evropian.

Hetimi i filluar nga muaji nga i kaluar do të hetojë partinë e Le Pen për ‘mashtrim’, ‘komplot’ dhe për akuza tjera kundër partisë, shkruan Le Monde, transmeton arbresh.info.

Partia është përballur me shqyrtim për këtë çështje për më shumë se dy vjet, si në Francë dhe në Bruksel.

Parlamenti Evropian kërkon të rimarrë 339 mijë euro nga liderja e partisë si pjesë e një hetimi të kryer nga OLAF, mbikqyrësi për anti-mashtrimit në Evropë.

Le Pen është akuzuar për shkeljen e rregullave të Parlamentit duke punësuar dy asistentë, të cilët nuk kanë kryer punë parlamentare, por megjithatë janë paguar nga BE-ja.

Ndëshkimet financiare ndaj Le Pen kanë bërë jehonë edhe për mashtrimet e kryera nga babai i saj Jean –Marile Le Pen. Ish-lideri i Frontit Kombëtar, në qershor të vitit të kaluar është akuzuar për keqpërdorim të burimeve financiare.

Avokati i partisë në fjalë nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me ngjarjen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale