Emigrantët në Itali kanë tmerruar stafin e një qendre të refugjatëve pasi i kishin vënë zjarrin një pjesës së kampit në veri të Italisë në shenjë proteste për kushtet e jetesës.
Protesta e dhunshme ka filluar pasi një grua 25-vjeçare ka vdekur në kampin në qendër në Cona, afër Venecias, kryebashkiaku i qytetit tha për La Repubblica TV, transmeton arbresh.info.
Megjithatë, raportet thonë se gruaja nga Bregu i Fildishtë ka vdekur për shkaqe natyrore.
Emigrantët e zemëruar kanë ndërprerë furnizmin me energji elektrike, dhe kanë vënë zjarr duke bllokuar edhe daljet.

Sipas mediave lokale 25 anëtarë të stafit punonjës kishin ngelur brenda.
Kryetari, Alberto Panfilio, tha se 1,500 njerëz janë vendosur në një strukturë që ishte destinuar vetëm për 15 emigrantë.
Policia ka marrë masa menjëherë duke shpëtuar stafin e mbyllur dhe duke kthyer energjinë elektrike në kamp.
Kryetari i komunës ku ka ndodhur incidenti tha se kampi për refugjatë ishte hapur në vitin 2015.
Në tre vitet e fundit, rreth gjysmë milionë emigrantë kanë mbërritur në Itali nga Deti Mesdhe. /Arbresh.info
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...
Kur do të kthehet Vjosa Osmani në LDK? – flet Besian Mustafa
Nderime shtetërore për Qosjen, Haxhiu hap nesër Librin e Zis...