Ndryshimi i ligjit për veteranët e UÇK-së duhet të bëhet këtë vit. Në rasat se legjislativi nuk e miraton ligjin, atëherë Kosova rrezikon të humb mbi 100 milionë euro fondet nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në seancën e sotme e cila po debatohet në seancën e sotme të thirrur për këtë çështje.
“Në fakt problemi i ngutis për miratim të ligjit nuk është i yni. Por është kërkesë e FMN-së . Është kërkesë eksplicite që kjo çështje të mbyllet gjatë këtij viti . Bordi i FMN-së që do të mbahet me 4 ose 6 janar , mund të vendos që mos të jemi më në suaza të programit të FMN. Deri më tani kemi certifikuar rreth 46 mijë veteran të UÇK-së, që do të thotë për këtë ne për gjatë një viti do të kemi rreth 60 milion euro me ligjin ekzistues i cili kundërshtohet nga FMN. Në buxhetin që e kemi aprovuar para disa ditëve ne i kemi paraparë ti ndajmë 38 milion euro . Kjo shumë është në pajtueshmëri me FMN”, tha Mustafa.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...