Hillary Clinton dështoi të zgjidhje presidente e Amerikës duke humbur turpshëm përballë Donald Trump.
Presidenti Obama e akuzoi indirekt duke thënë se demokratët nuk takuan njerëzit në terren dhe nuk e kuptuan si duhet situatën.
Pas kësaj vërejtje të Obamës, vjen së fundmi edhe një reagim nga zv/presidenti Joe Biden.
Ai ka dhënë sot një intervistë për Los Angeles Times.
“Mendoj se Hillary Clinton nuk e kuptoi përse po garonte. Madje mendoj se për të ka qenë shumë e vështirë vendimi për të garuar”, tha Biden.
Biden tha se Clinton u ndje sikur po detyrohej të garonte për president dhe basti në lojë ishte shumë i madh, duke e stimuluar të merrte pjesë.
“Ajo mendoi se nuk kishte zgjedhje tjetër përveçse të garonte. Mund të ishte e para femër që do të zgjidhej presidente dhe qe një angazhim i madh për të”, tha Biden.
Por kësaj ai i shtoi edhe një sulm direkt pa doreza.
“Clinton realisht nuk e kishte idenë përse po garonte. Ajo nuk arriti kurrë të krijonte një lidhje me votuesit dhe hallet e tyre të përditshme. Kjo padyshim i shkaktoi humbjen”, përfundoi Biden.
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...
Trump i kërkon Iranit lirimin e grave të dënuara me vdekje