Banka Qendrore Amerikane rriti normën bazë të interesit me 0.25 përqind, e pare në një vit.
Gjatë recesionit, Banka Qendrore Amerikane uli normën shumë pranë zeros, në një përpjekje për të nxitur rritjen ekonomike duke e bërë procesin e huamarrjes për të blerë shtëpi, ndërtim fabrikash dhe punësim më pak të kushtueshëm.
Ekonomistët thonë se tregu amerikan i punës dhe i pasurive të paluajtshme kryesisht e kanë marrë veten dhe nuk kanë më nevojë për ndihmë.
Ekspertët thonë se mbajtja shumë ulët e normës së interesit për një kohë të gjatë e linte Bankën Qendrore pa mjetet që i duheshin për të forcuar ekonominë në rast të një rënieje që mund të pësonte ekonomia. Kjo shtonte gjithashtu rrezikun e rritjes së inflacionit që do ta dëmtonte ekonominë.
Ekspertët presin që Banka Qendrore të rrisë interesin bazë edhe 2 herë të tjera gjatë vitit të ardhshëm. Ndërkohë sipas raporteve ekonomike, çmimet e shitjes me pakicë janë rritur me 3.8 përqind gjatë muajit nëntor krahasur me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi.
Ekonomistët i ndjekin me vëmendje çmimet e shitjes me pakicë sepse është kërkesa e konsumatorëve ajo që udhëheq pjesën dërrmuese të aktivitetit ekonomik.
Një raport i ekspertëve të bankës “Wells Fargo” mbi inflacionin në tregun e shitjes me shumicë tregon një rritje më të shpejtë të çmimeve që ndikojnë mbi çmimet që paguajnë konsumatorët./Voa
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...