Rreth 40 refugjatë sirianë nga kampet pranë Selanikut kanë protestuar në mënyrë paqësore para konsullatës ruse kundër bombardimeve sulmeve ajrore në Aleppo.
Refugjatët në shenjë proteste kanë djegur flamurin rus dhe kanë mbajtur pankarta jashtë ndërtesës, e cila u ruajt nga forca të mëdha të policisë greke, transmeton arbresh.info.
Rizan Ali Hasan, 24 vjeç, tha se protesta e të mërkurës ishte kundër vrasjes së civilëve në Aleppo. “Shumë fëmijë janë vrarë atje”, tha ai.
Protestues tjerë kanë mbajtur një pankartë mbi të cilin shihej një helikopter dhe një aeroplan dhe mbi të kishin shkruar ‘Rusia nga ka shkatërruar’.
Sirianët përbëjnë shumicën e 62.000 refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë të mbërthyer në Greqi, pas mbylljes së kufijve në rrugët e Ballkanit./Arbresh.info
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...