Kryeministri italian, Paolo Gentiloni mori votëbesimin e Dhomës së Ulët të Parlamentit të martën, pasi prezantoi një program të kufizuar të qeverisë së tij të re.
Ish-ministrit të Jashtëm iu kërkua nga presidenti të krijonte një administratë të re, pasi Matteo Renzi dha dorëheqjen javën e kaluar, si pasojë e disfatës së rëndë që pësoi në referendumin mbi reformat kushtetuese.
Për t’u ulur në detyrën e kryeministrit, Gentiloni duhet të fitojë votëbesimin në të dyja dhomat e Parlamentit, por sprova e parë, ajo në Dhomën e Ulët kaloi me sukses, me 368 vota pro dhe 105 kundër, ndërkohë që shumë parlamentarë të opozitës nuk ishin të pranishëm në votim, në shenjë proteste.
Testi i radhës për Gentilonin është ai përballë Senatit, të mërkurën, ku shumica e tij pritet të jetë shumë më e vogël, kjo edhe si pasojë e vendimit të një partie që ishte në aleancë me Renzin, më herët, për të mos mbështetur administratën e re./tch/Arbresh.info
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...
Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila...
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...