A e keni ditur se japonezët janë njerëzit që jetojnë më së shumti në botë? Kjo nuk është rastësi, sepse ata hanë ushqim të shëndetshëm, shkruan arbresh.info.
Por cilat janë arsyet pse japonezët nuk shtojnë në peshë? Lexoni 5 arsyet e rënditura nga arbresh.info.
Japonezët preferojnë të gatuajnë vetë ushqimin e tyre. Tradicionalisht ata nuk preferojnë ushqimet e shpejta. Ushqehen me peshk, oriz, perime, supë dhe fruta. Japonezët hajnë ushqime që përmbajnë sasi të madhe omega 3 e cila është thelbësore për jetëgjatësi.
Nëse një pjesë e madhe e botës preferojnë të ecin me makinë, japonezët e bëjnë të kundërtën. Kur udhëtojnë për në punë, ata preferojnë që të shfrytëzojnë transportin publik, ose trenin. Zakonisht rrugën nga shtëpia deri të stacioni e bëjnë në këmbë. Për shkak të lëvizjes së rregullt ata arrijnë të mbajnë një peshë ideale, shkruan arbresh.info.
Kur ushqeheni me ushqime të panatyrshme, shëndeti i zorrëve gjithmonë vihet në rrezik. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore dhe shtim në peshë. Japonezët hajnë ushqime të lehta që treten lehtë dhe që nuk dëmtojnë zorrët. Ata gjithashtu hanë ushqim të thartuar si Miso dhe Kimchi të cilat janë shumë të mira për tretje.
Japonezët ulen këmbëkryq ose në dy gjunjët kur ulen të hanë. Ato cilësohen si format më të përshtatshmë për t’u ulur. Është e panatyrshme që gjatë gjithë kohës të qëndrojmë ulur në karrikë sepse një gjest i tillë dëmton tej mase muskujt tanë.
Së fundmi, elementi më i fundit dhe më i rëndësishëm për jetëgjatësi është edukata. Në të kaluarën, të gjitha shoqëritë e botës i kanë përcjellur njohuritë nga brezi në brez, ndërsa në ditët e sotme gjërat kanë ndryshuar për të keq. Shoqëritë e sotme kërkojnë që gjërat t’i përfundojnë më shpejtë, duke përfshirë edhe ushqimin. Për shkak të dinamizmit, shumë njerëz në botë konsumojnë ushqim të shpejtë. Ushqimi i shpejtë konsiderohet të jetë një ndër faktorët kryesorë për dëmtimin e shëndetit./Arbresh.info
Hamza në Vushtrri: Fond 30 milionë euro në vit për bursa stu...
Konjufca: Rruga të cilën e ka filluar LVV është rrugë e cila...
Çka përfiton Kosova pas heqjes së masave
Aksident ajror në SHBA, avioni përlaset në pistë, raportohet...
Forca Tokësore me komandë të re, Vengu: Përgjegjësia për mbr...
Grenell reagon pas vizitës së Edi Ramës tek Hashim Thaçi në ...