Nola Ochs, e cila u bë lajm botëror kur u diplomua në një universitet amerikan në moshën 95-vjeçare, dhe vazhdoi studimet në master deri në moshën 100-vjeçare, ka ndërruar jetë të premten që kaloi.
Ajo vdiq në moshën 105-vjeçare në një shtëpi të kujdesit për të moshuar në Dodge City.
Ochs u diplomua në Universitetin Shtetëror “Fort Hays” në lendën e historisë në vitin 2007. Në atë kohë, organizata e Librit të Rekordeve Guiness pati thënë se ajo ishte personi më i vjetër në botë që diplomohej.
Më pas, ajo u diplomua edhe në master për Studime Liberale, me fokus në histori, në vitin 2010, e në atë kohë ishte 98-vjeçare.
Ajo vazhdoi t’i ndiqte ligjëratat deri në moshën 100-vjeçare, para se të kthehej në fermën e familjes afër Jetmore.
Haxhiu: Dyfishim i shtesave për fëmijë – nga 45 euro n...
“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qev...
Mbahet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, në fokus bashkëpunim ra...
Pas sulmit në Australi, Netanyahu u kërkon qeverive perëndim...
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pa...
Abdixhiku tregon tri shtyllat që duhen diskutuar për bashkëq...