Ai ishte 5 vjeç dhe i sëmurë rëndë, por kishte vetëm një dëshirë të fundit: para se të largohej për në botën tjetër të takonte Santa Clausin.
Edhe pse ai i vërteti duket se është shumë larg realitetit, prindërit e 5-vjeçarit bënë të pamundurën që gjithçka të dukej e vërtetë për vogëlushin. Ata i kërkuan Eric Schmitt-Matzen, një 60-vjeçar profesionist i trajnuar gjithë jetën për të performuar si Santa Claus, që të ishte aty në momentet e fundit të jetës së 5-vjeçarit.
“Sapo u ktheva nga puna kur ra telefoni. Ishte një infermiere që unë e njoh në spitalin e Tenesi dhe më tha se një djalë i sëmurë rëndë donte të takonte babagjyshin”, tregon Eric Schmitt Matzen.
Sapo mbërriti, Eric i kërkoi prindërve të djalit ta linin vetëm me të. “Kur u futa në dhomë ai ishte shtrirë. Dukej aq i zbehtë dhe sikur ishte gati të flinte gjumë”, tregon babagjyshi.
Vogëlushi ndërroi jetë në krahët e Santa Clausit, ndërsa familja e ndoqi mes lotësh skenën nga dritarja prej xhami. I përlotur Eric tha se ky është një rol që nuk do të donte ta luante më kurrë./tch/Arbresh.info
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...