Digjet kontejneri i policisë në “Kroin e Vitakut”

09:38 | 12 Dhjetor 2016
M. A.

Kontejneri i Policisë së Kosovës që ka shërbyer si punkt në “Kroin e Vitakut”, në veri të Mitrovicës është djegur mbrëmë gjatë natës, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00.

Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.

Shpërndaje në rrjete sociale