Reperi i njohur Majk është duke shijuar suksesin e baladës së tij më të re “Fund”, e cila është pritur mirë nga fansat dhe ka marrë miliona klikime.
I kënaqur nga ky sukses, reperi ka falenderuar fansat vazhdimisht për mbështetjen e dhënë, teksa ka qenë shumë pranë tyre në koncertet e fundit që ka realizuar.
Ai është mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ku herë pas here publikon fotografi apo video të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Së fundmi, Majk ka publikuar një video në Instagram Story, ku me anë të gishtave ka bërë sikur po fliste në telefon, teksa thoshte se ka telefonuar zjarrëfikësit.
Mes shakasë dhe të qeshurave, Majk vazhdimisht thoshte se arsyeja se pse kërkon ndihmën e zjarrëfikësve, është se njëra “e dogji” komplet.
Mbase kjo është një shenjë, që në jetën e reperit gjendet tashmë dikush tjetër!

I shkaktoi 2.5 milionë euro dëm Francës, arrestohet në Shqip...
Haradinaj shkon për ngushëllime tek familja Mushkolaj
Babai i Gjestit paraqitet në Gjykatë, aty ku po mbahet seanc...
Zgjidhet kryesuesi i ri i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Menaxheri i Gjestit Bonarti pranë gjykatës, pret fillimin e ...
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...