Tuneli më i gjatë në botë në Zvicër, që ka për qëllim lehtësimin e qarkullimit nga veriu në jug të Evropës, u hap sot për trafikun, sipas federatës zvicerane të hekurudhave.
Kjo vepër u ndërtua për 17 vite dhe kushtoi rreth 11 miliardë euro.
Ky tunel i quajtur GBT (Gotthard Base Tunnel) mes qyteteve të Zyrihut dhe Luganos ka një gjatësi prej 57 kilometrash dhe kalon mespërmes malit Saint-Gothard në Alpe.
Ky tunel u inagurua më qershor nga presidenti i Konfederatës së Zvicrës, Johan Schneider Ammann, në prani të presidentit francez, François Hollande, të kancelares gjermane, Angela Merkel, të kryeministrit italian, Matteo Renzi dhe të kancelarit austriak, Christian Kern, transmeton atsh.
Pas kësaj vepre zvicerane, tunelet e tjerë më të gjatë në botë janë ai i Seikan në Japoni (53,9 kilometra) dhe Tuneli i La Manshit mes Francës dhe Britanisë së Madhe (50,3 kilometra).
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...