Të paktën 13 persona kanë vdekur nga një shpërthim sot në Stamboll, raporton Reuters.
Sipas raportimeve në mesin e të plagosurve janë edhe shumë policë, transmeton arbresh.info.
Shpërthimi ka ndodhur përmes një makine-bombë jashtë stadiumit të Beshiktashit në qendër të Stambollit.
Dëshmitarët e tmerruar pranë vendit të ngjarjes e kanë përshkruar situatën sikurse ‘ferr’.
“Ishte sikur ferr. Për një moment flakët janë ngritur në qiell. Unë kam qenë duke pirë çaj në kafene tjetër pranë xhamisë”, ha Omer Yilmiz, i cili punon si pastrues në pranë xhamisë në Dolmabahce.
“Njerëzit kanë kërcyer nga tavolinat, gratë kanë filluar të qajnë. Ishte moment i tmerrshëm”, tha ai.
Policia i ka mbyllur të gjitha rrugët përgjatë stadiumit.
Një tjetër shpërthim është raportuar të ketë ndodhur pranë një qendre tregtare në sheshin Taksim, por ende nuk është marrë konfirmim mbi gjendjen atje.
Qeveria turke ka ndalur transmetimin nga vendi i ngjarjes, raporton agjensia e lajmeve Anadolu.
Turqia ka qenë në shënjestër të sulmeve terroriste gjatë viteve të fundit.
UPDATE: The first minutes after the explosion near the Besiktas Vodafone Arena pic.twitter.com/494pfLTox6
— News_Executive (@News_Executive) December 10, 2016
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
E premtja me diell dhe temperatura deri në 19°C
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...