Me 17 maj, për herë të parë në Tiranë do të kurorëzohet dashuria mes dy djemve nga Londra.
Ceremonia e tyre do të organizohet në Tiranë në kuadër të 17 majit, Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, ku do të mbahet për herë të katërt “gay” parada dhe disa aktivitete nën organizimin e Xheni Karajt dhe Kristi Pinderit, dy përfaqësuesit e Aleancës Kundër Diskriminimit (LGBT).
Michael e Donald do të bëhen çifti i parë “gay”, të cilët do të jenë shembull për dashurinë mes personave të seksit të njëjtë. Mesazhi i tyre është se “kur dy njerëz duhen, nuk mund t’u mohosh të drejtën për të jetuar bashkë”.
Ndërkohë në Ditën kundër Homofobisë, do të organizohet “Tirana Gay Ride”. Në orën 15:00 parada do të nisë nga sheshi “Nënë Tereza”, me anë të së cilës aktivistët do të kërkojnë nga qeveria të mbajë premtimet për të votuar në Kuvend ligjin për bashkëjetesat mes çifteve të të njëjtës gjini.
Drejtuesit e LGBT-së do të organizojnë në hotel ‘Rogner’ dhe një mbrëmje gala bamirësie me personazhe VIP, ku të gjitha kontributet do të shkojnë për të ndihmuar ‘strehën’ e parë rezidenciale për personat LGBT. Këta të fundit janë persona të cilët familjarët i largojnë nga shtëpia për shkak të prirjes seksuale. Në mbrëmjen gala pritet të marrin pjesë rreth 200 të ftuar, ku do të bëhet dhe prezantimi i çmimeve për Aleatin e Vitit.
BE-ja miraton huanë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, pa...
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ...
Nuk jeni i sigurt nëse një video është reale apo me Al? Gemi...
I lani flokët sot, ndërsa nesër janë sërish të yndyrshëm? Ja...
Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy ...