Aktiviteti i trurit gjatë përvojës fetare është i ngjajshëm me atë gjatë kumarit, seksit, të rënit në dashuri, të abuzuarit me drogë ose gjatë dëgjimit të muzikës.
Një studim i fundit i publikuar në ‘Social Neuroscience’ ka monitoruar aktivitetin e trurit te mormonët gjatë një ceremonie fetare dhe gjatë leximit të citateve fetare, transmeton arbresh.info.
“Kur pjesëmarrësit gjatë studimit janë udhëzuar për të menduar mbi një shpëtimtar, mbi të qenit me familjarët e tyre në përjetësi dhe mbi shpërblimet qiellore, truri dhe organet tjera janë përgjigjur fizikisht,” tha Michael Ferguson, autori i parë i studimit.
Gjatë aktivitetit është skenuar një zonë që lidhet me kënaqësinë, që në detaje të vogla dërgon edhe deri në varësi.
“Përvoja fetare ndoshta është pjesa më me ndikim se si njerëzit marrin vendime në të cilat prekemi të gjithë ne, për të mirë e për të keq,” tha Jeff Anderson, bashkë autor i studimit.
Më tej ai ka shtuar se është shumë e rëndësishme që të kuptohet se çfarë ndodh në tru gjatë atyre vendimeve. Sipas tij kjo është pjesa më e rëndësishmë e të kuptuarit se si reagon truri gjatë ceremonive fetare. /Arbresh.info
Don Polloshka njofton largimin nga Vëllaznimi
Gjermania thotë se ka ende potencial për konflikt dhe përshk...
Ronaldo do të marrë një pagë marramendëse me kontratën e re ...
Mbërrin anija me 15 emigrantë në Portin e Shëngjinit
OBSH dërgon ndihmat e para mjekësore në Gazë që nga marsi
Theo afër kalimit tek Al-Hilal, mungojnë vetëm detajet final...