Kanella është një prej erëzave më të vjetra. Ajo është konsideruar më e vlefshme se ari dikur.
Janë diku rreth 100 lloje të kanellës, mirëpo, më të njohurat janë ‘kanella cejlon’ dhe ‘kanella kineze.’ Kenalla cejlon njihet ndryshe edhe si kanella e vërtetë. Kanella në kohë të lashtë është përdorur në mjeksi.
Ajo ndihmon në parandalimin e kancerëve të ndryshëm. Po ashtu ndihmon në parandalimin dhe trajtimin e pengesave në stomak dhe e gripit. Kanella është antioksidues dhe antibakterial (në formë vaji përdoret si dezinfektues). Për më tepër ndihmon në zhvillimin e kujtesës dhe parandalon sëmundje të ndryshme në lidhje me kujtesën. Veç këtyre, kanella ndihmon në uljen e nivelit të gjakut dhe kolesterolit.
Mund të përdoret edhe për humbje peshe. Kanella përdoret në ëmbëlsira, biskota dhe në torta të ndryshme. E dashamirët e verës e preferojnë shkopin e kanellës ta mbajnë në gotë deri sa ta shijojnë atë të nxehtë.
Mund të kombinohet me pemë të ndryshme, si për ëmbëlsira ashtu edhe për përgaditjen e cerealjeve. Po ashtu përdoret edhe me mish pule dhe mish qengji. Më së miri kombinohet me çokollatën; mund të përdoret në embëlsira me çokollatë apo pije me çokollatë.
Si zëvendësim për kanellën është arrëmyshku. Vitaminat që kanella përmban janë: vitamina A, vitmina C, vitamina E, vitamina K, niacina, acidi folik, pirodiksina dhe riboflavina, Mineralet që kanella përmban janë: kalciumi, hekuri, fosfori, magneziumi, manganezi, zinku dhe bakri.
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...
OBSH: Përdorimi i duhanit shkakton më shumë se 7 milionë vde...