Policia italiane arrestoi një 31 – vjeçar shqiptar, i cilësuar si “Mbreti Atila” i trafikut të drogës dhe arratisjeve në burgu.
Ai është Oltian Herri që shihni në këtë foto. Operacioni blic i policisë italiane u konkretizuar mbrëmjen e së enjtes, kur trafikanti shqiptar po lëvizte me një automjet tip BMVV X5 në qendër të Veronës, në shoqërinë e dy grave, edhe ato shqiptare.
Në momentin e kontrollit, Herri u përpoq t’u shpëtonte prangave duke u treguar agjentëve dokumente të rreme, e duke u hequr si shtetas hungarez, por më kot. Oltian Herri ishte arratisur dy herë nga burgu i Porto Azurro-s në qytetin e Livornos, në vitin 2009 dhe në 2015-ën. Ai ishte dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Tv Klan në vitin 2008 shqiptari kishte përfundur në pranga pasi u zbulua se ishte drejtuesi i një rafinerie kokaine dhe heroine në qytetin e Pizës. Aktiviteti i tij kriminal ishte shtrirë në disa qytete italiane në Lombardi dhe Toskanë.
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare
Hungaria miraton rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Valverde: Shpresojmë të bëjmë një hap përpara dhe që tifozët...
Pacolli ndan momente familjare në Ramazan: Lutemi që Zoti t’...
Nafta arrin 198 lekë në Shqipëri, ngrihet Task-Forca kundër ...