Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ishte ftuar zyrtarisht që të merrte pjesë në Samitin Botëror të Gruas, i cili fillon punimet sot në Sao Paolo të Brazilit.
Por, e para e vendit, ka refuzuar që të udhëtojë për në Brazil, shtet ky që akoma nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Këshilltari për media i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu, tha se shteti i Brazilit i ka ofruar vizë Jahjagës dhe ekipit të saj, por se e para e vendit, nuk ka pranuar kriteret e parashtruara nga shteti amerikanojugor.
“Presidentja e Republikës së Kosovës është ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Gruas, në Jubileun e 25-të të tij, që fillon punimet në Sao Paolo të Brazilit nga dita e sotme. Sipas procedurave është dashur të kërkohet vizë hyrëse për shtetin e Brazilit dhe e njëjta gjë ka ndodhur. Për Presidenten dhe ekipin e saj, autoritetet e Brazilit kanë ofruar dhënien e vizave sipas kritereve dhe kushteve të parapara me regjimin e vizave të këtij shteti, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por të njëjtat kanë qenë të papranueshme për Presidenten. Presidentja Jahjaga përfaqëson dhe prezanton shtetin e Kosovës në çdo vizitë jashtë vendit, pavarësisht se bëhet fjalë për Samit, konferencë, takim multilateral apo bilateral”, tha Vllahiu.
“UEFA duhej ta ndalte ndeshjen, nuk kanë yje të vërtetë” ...
Deklarohen të pafajshëm shtatë të akuzuar për vrasjen në Akt...
Bashkimi për finalen e dytë radhazi, Bora për të parën në hi...
Haxhiu kujton Skënderbeun: I dha drejtim historisë shqiptare
Koreja e Veriut heq nga kushtetuta synimin për ribashkim me ...
Tejkaluan në vijë të plotë, gjobiten me nga 200 euro dy shof...