Ministria e Punëve të Jashtme njofton se zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka pritur në një takim pune ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, Ilija Strashevski, me të cilin diskutuan zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe mënyrat për intensifikimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave mes dy vendeve.
“Në takim u konfirmua se autoritetet kosovare dhe ato maqedonase po shkëmbejnë informata në mënyrë që sa më parë të konfirmohet identiteti i shtetasve kosovarë të arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë pas incidentit në Kumanovë, por edhe të përcaktohet nëse në mesin e viktimave ka qytetarë të Kosovës dhe të bëhet identifikimi i tyre”, thuhet në një njoftim të MPJ-së.
Zëvendësministri Selimi ritheksoi se autoritetet e Kosovës janë të gatshme që të ofrojnë çdo asistencë për shtetasit e Kosovës në kuadër të ligjit dhe konventave ndërkombëtare.
Selimi shtoi se është e rëndësishme që të dy vendet të vazhdojnë të forcojnë bashkëpunimin si dy shtete fqinje dhe rikujtoi se janë mbi 10 marrëveshje bilaterale që janë afër finalizimit dhe nënshkrimit nga autoritetet në Prishtinë dhe Shkup./arbresh.info
Vuçiq kundër sanksioneve ndaj Rusisë: Nëse do isha dakord, d...
Perez nuk do të jetë i pranishëm në “El Clasico”
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit