AKK i mbyllë biznesin gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë

15:59 | 29 Nëntor 2016
M. A.

Gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Agim Kuçi është detyruar që ta mbyllë biznesin e tij privat, veprim ky i cili e ka shmangur gjendjen e konfliktit të interesit në të cilin gjendej gjyqtari.

Agjencia Kundër Korrupsion, ka konstatuar se gjyqtari i themelores në Prishtinë është po ashtu edhe pronar në biznesin privat “MMB”.

Kuçi pas shkresës të pranuar nga AKK lidhur me gjendjen e konfliktit të interesit e ka mbyllur biznesin e tij privat.

“Ndërkohë që ka dërguar në Agjenci shkresën zyrtare të lëshuar nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, me të cilën vërtetohet se vullnetarisht, ka mbyllur biznesin privat “MMB”. Me këtë rast zyrtari i lartë ka shmangur situatën e konfliktit të interesit në të cilin ndodhej”, thuhet në njoftimin e AKK-’së.

Shpërndaje në rrjete sociale