Ymeri: 28 Nëntori datë e së kaluarës, projekt i së ardhmes

11:26 | 28 Nëntor 2016
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri me këtë rast ka thënë se  sakrifica e familjes së Adem Jasharit është dëshmi që 28 Nëntori është datë e së kaluarës dhe projekt i së ardhmes.

“Këta janë udhërrëfyes i jonë për të ardhmen. Është e qartë se kjo Kosovë që po shohim sot është shpërputhje flagrante me Kosovën për të cilën dëshiron familja Jashari dhe gjithë dëshmorët e luftës së fundit”, tha Ymeri.

Ymeri ka folur edhe për arrestimet e aktivistëve të VV-së, si dhe vdekjen e Astrit Deharit. Ai tha se heronjtë  që dhanë jetën për liri,  nuk e kanë menduar që në Kosovën e pavarur dhe sovrane të ketë njerëz të arrestuar politikisht dhe të ketë njerëz që humbin jetën në burgje.

Bashkë me Ymerin nga Vetëvendosje ishin edhe deputeti Albin Kurti, nënkryetarja Aida Dërguti, dhe deputeti Rexhep Selimi

Shpërndaje në rrjete sociale