Gjykata Penale e Brukselit i ka shpallur fajtor dhe i ka dënuar me burg të përjetshëm vrasësit e Enver Hadrit. Të dënuarit janë Bozhidar Spasiq, ish-shef i UDB-ës për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.
Këtë lajme ka bërë të ditur për media, Teuta Hadri, nga familja e atdhetarit Enver Hadri, i vrarë nga UDB serbe në Bruksel.
Dje Gjykata e Madhe Penale e Brukselit, i shpalli fajtor për vrasjen e Enver Hadrit, Bozhidar Spasiqin, ish-shef i UDB-ës për operacione speciale dhe vrasësit Veselin Vukotiq dhe Andrija Drashkoviq.
Ndërkaq sot, ani se prokurorja e rastit kërkoi për fajtorët nga 30 vjet burg për çdonjërin, megjithatë juria, e përbërë nga përfaqësuesit e drejtpërdrejtë të popullit në sistemin e drejtësisë, vendosen ndryshe, ata vendosen që kriminelët serbë të dënohen me burg të përjetshëm.
“Kjo është një fitore e madhe e drejtësisë mbi krimin politik. Me këtë vendim Gjykata Penale e Brukselit, kryeqytetit të Evropës, krahas organizatorit dhe vrasësve të Enver Hadrit, praktikisht e dënoi edhe shtetin serb. Sepse organet serbe që një çerek shekulli, nuk lanë gur pa lëvizur, që vrasja e Enver Hadrit të mos zbardhet dhe dorasit të mos ndëshkohen.
Shpresojmë se edhe vrasjet e ngjashme politike të kryera kundër shqiptarëve, apo kujtdo qoftë tjetër, do të zbardhen deri në imtësi dhe organizatorët dhe vrasësit të marrin dënimin e merituar”, thotë Teuta Hadri.
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, arrestohet i dash...
Ish-lojtari i Liverpoolit arrestohet për shkak të një sulmi ...