
????????????????????????????????????
Ekonimisti Naim Gashi ka thënë se fokusi i buxhetit të Kosovës, për vitin e ardhshëm, duhet të jetë më tepër në prokurimet publike.
Kjo pasi sipas Gashit, në vend ende kemi një nivel të lartë të korrupsionit, njofton Klan Kosova.
Këto deklarime ai i dha në emisionin Info Magazine, duke shtuar se fondet duhet të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.
Gashi tha poashtu se vërejtja më e madhe për Qeverinë e vendit është çështja e luftimit të kontrabandës dhe evazionit fiskal.
”Tash e 17 vjet, bëjmë thirrje që ato fonde të kthehen dhe të kontribojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
”Por nuk pajtohem assesi që ky fond të jetë pjesë dhe të përdoret për paga dhe meditje”.
”Kosova në të njëjtën kohë, po paguan borxh dhe po hyn në borxh”.
”Asnjë shtet në botë nuk është zhvilluar pa marr borxh, por duhet të jetë i planifikuar”.
”Nuk duhet të shkojmë me rastin e Shqipërisë. Shqipëria është rasti më eklatant”.
”Luftimi i kontrabandës dhe luftimi i evazionit fiskal, kjo është vërejtja ime për Qeverinë”.
”Debatet për buxhetin, kanë qenë joprofesionale”.
”Vërejtja e Bankës Botërore ka qenë për shpenzimet ndaj shifrës për veteranët e luftës”.
”Në rastin tonë TVSH-në do duhej ta mblidhte administrata tatimore”.
”Me rritjen ekonomike që e kemi ne është e pamundshme që të fusim të rinj në tregun e punës”.
”Nëse largojmë migracionin dhe studentët të cilët ndjekin mësimet jashtë vendit, do të largohej papunësia në Kosovë”.
”Fokusi i buxhetit 2017, duhet të jetë prokurimet publike, sepse ende kemi prezent një korrupsion të lartë. Duhet të forcohet edhe më tepër sundimi i ligjit, në mënyrë që të ketë më pak korrupsion”, ka përfunduar Gashi.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...