Ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Afrim Kasolli, është emëruar këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha.
Kasolli në pozitën e këshilltarit në Ministrinë e Drejtësisë (MD) është “rehatuar” pas emërimit të Hoxhës në krye të këtij dikasteri qeveritar.
Zyrtarë për informim në Ministrinë e Drejtësisë konfirmojnë për “Zërin” se ish-deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje” që disa muaj është emëruar në pozitën e këshilltarit.
Ish-deputeti i “Vetëvendosjes” kishte dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik vetëm një muaj para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, më 8 maj 2014.
Kasolli përmes një letre atëkohë kishte akuzuar subjektin e tij politik për mungesë të demokracisë, diktaturë, keqpërdorime financiare e mbushje të Komunës së Prishtinës me militantë partiakë.
“Drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj Lëvizjeje duket se është sfidë e pakapërcyeshme për të. ‘Vetëvendosje’ mbetet i vetmi formacion politik në Kosovë që ruan të institucionalizuar të ashtuquajturin Komision Disiplinor, një instancë organizative kjo që ka për qëllim t’i korrigjojë ‘sjelljet devijuese’ të anëtarësisë vullnetare…”. /Zëri/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...