Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, po qëndron në Tiranë ku po merr pjesë në Samitin e Diasporës, i cili ka mbledhur mëse një mijë pjesëmarrës nga 40 vende të ndryshme të botës. Ai gjatë samitit ka bërë të ditur se do të hapen konsullata të përbashkëta me Shqipërinë në Danimarkë dhe Turqi.
Në samit gjatë fjalës së tij, Ministri Hoxhaj ka theksuar rolin e diasporës shqiptare në zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri. Ai ka thënë se arritjet e shqiptarëve kanë qenë edhe mision i diasporës shqiptare, e cila ka qëndruar pranë bashkëkombasëve të vet historikisht, që nga formimi i shtetit shqiptar, përpjekjet për liri të shqiptarëve që jetonin në ish-Jugosllavi, përpjekje e cila kulminoi me pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.
“Misioneve tona të përbashkëta konsullore, do t’u shtohen së shpejti edhe dy të tjera në Danimarkë dhe në Turqi”, ka deklaruar Hoxhaj.
Pas paralajmërimit të një dite më herët të Presidentit Hashim Thaci, kryediplomati Hoxhaj ka konfirmuar Prishtinën, si nikoqire të Samitit të ardhshëm të Diasporës.
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...