Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj thotë se zgjedhjet nuk janë larg.
Ai thotë se Kosova ka arsye për të shkuar në zgjedhje, pasi sipas tij është prishtur ekuilibri i brendshëm i vendit, shkruan Express.
Duke folur për RTK, Haradinaj nuk ka treguar për kohën se kur shteti mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme por ka thënë se “zgjedhjet nuk janë larg”.
“Ne mendojmë se duhet Kosova të shkojë në zgjedhje sa më shpejt. Qytetarët vërtetë kanë qejf të ju jepet mundësia, që të kthehet në vendimarrës, që të vendos.Ne nuk mund të themi kur por zgjedhjet nuk janë larg. Mund të shpallen këtë vit, por unë them se zgjedhjet janë larg”, tha Haradinaj.
Haradinaj thotë se Kosova tashmë ka një ndërprerje institucionale prandaj zgjedhjet janë zgjidhje për të dalë nga kjo gjendje. Ai tha se Qeveria nuk po mund të funksionojë.
“Kjo gjendje po i kushton edhe vendit. Kosova duhet të shkojë në zgjedhje. Këtë gjë duhet ta kuptojë edhe mazhoranca. Nuk kemi nevojë të presim më shumë”, tha Haradinaj.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...