Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar sot në studion e Rudina Magjistarit. Xhesi tregoi shumëçka nga karriera e saj, dashurinë me Besin dhe planet e saj për të ardhmen. Poashtu Xhensila ka bërë publike edhe planet e saj për martesën.
“Ne bëjmë bashkë 7 vite. Me të jam lidhur 16 vjeçe. Ai është njeri me zemër të madhe dhe më ka dashur me shumë pastërti. Na pëlqen shumë të udhëtojmë. Sapo mbarojmë angazhimet planifikojmë dhe ikim diku të dy e çmallemi. Vitin që vjen do të martohemi. Uroj të jetë dasmë intime por do të jetë e pamundur. Jam ende shumë e qetë dhe s’më kanë kapur emocionet që kapin nusen. Uroj të na shkojë çdo gjë siç e kam ëndërruar. Sot provova për herë të parë fustanin e bardhë. U emocionova shumë! Unë dua që në të ardhmen të kem një familje të madhe. I dua shumë fëmijët, akoma më shumë kohët e fundit. Por jam e fokusuar drejt karrierës dhe një fëmijë nuk është në planet e afërta” ka thënë Xhensila.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...