Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, që në një konferencë për shtyp ka dhënë detajet e hetimeve të deritanishme për vdekjen tragjike të Astrit Deharit, ka thënë se hetimet nuk kanë përfunduar.
“Hetimet vazhdojnë, ato nuk kanë përfunduar. Në çdo moment nëse na ndryshon diçka gjendja ne kemi me ndjek. Deri tani nuk kemi të dyshuar. Nëse gjatë hetimeve na del diçka ne sigurisht se do të vazhdojmë”, ka thënë Hoxha, për Koha.net.
Bazuar në konferencën për media që Hoxha ka mbajtur sonte, si dhe në bazë të raportit të autopsisë për ish-aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur nga asfiksia e shkaktuar nga vetë ai.
Hoxha ka konfirmuar për portalin se hetimet janë duke vazhduar edhe në pistën e shkaktarëve që kanë mundur të çojnë në këtë veprim të tij, e që për familjen Dehari, avokatin Tomë Gashi dhe për Lëvizjen Vetëvendosje është e pabesueshme.
“Hetimet janë duke vazhduar edhe në këtë drejtim, dhe ne do ta çojmë deri në fund. Të gjitha provat materiale, përfshirë edhe ditarin e tij janë në ekzaminim”, ka thënë Hoxha.
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi