Isa Xhemajlaj, kandidat i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, ka reaguar pas vizitave qe ministrat e PDK-së po i bëjnë Drenasit në prag të fushatës parazgjedhore.
Xhemajlaj në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se ministrat siç thotë ai mashtrues të PDK-së, për Drenicën dhe qytetarët e Drenasit ju bie në mend vetëm kur kanë nevoje për të mbledhë vota.
“Qytetarët e Drenicës, sot e 15 vjet nuk e kanë pasur asnjë të mirë. Komuna e Drenasit me të gjitha fshatrat e saj, janë vendbanime pa infrastrukturë të mirëqenë. Janë pa zhvillim ekonomik, pa punë, pa rrugë, pa ujësjellës e kanalizim, pa përkujdesje shëndetësore, procesi i arsimit është nën çdo nivel etj”, ka shkruar ndër të tjera Xhemajlaj në Facebook.
Postimi i plotë i Isa Xhemajlajt:
Ministrave mashtrues të PDK-së, për Drenicën dhe qytetarët e Drenicës e në veçanti për Drenasin ju bie në mend vetëm kur kanë nevojë për të mbledhë vota dhe si të përfundojnë zgjedhjet ata e harrojnë Drenicën, e harrojnë Drenasin që ekziston dhe përkujdesen vetëm për veten dhe familjet e tyre por jo edhe për qytetarët e Drenicës, pa votat e të cilëve nuk do të kishin mundur kurrë të bëhen ministra.
Nga të tillët, qytetarët e Drenicës, sot e 15 vjet nuk e kanë pasur asnjë tëmirë. Komuna e Drenasit me të gjitha fshatrat e saj, janë vendbanime pa infrastrukturë të mirëqenë. Janë pa zhvillim ekonomik, pa punë, pa rrugë, pa ujësjellës e kanalizim, pa përkujdesje shëndetësore, procesi i arsimit është nën çdo nivel etj.
Ku ishin deri më tani këta ministra që nuk ndikuan për investime të nevojshme në këtë komunë nga e cila grumbulluan vota me thes?!
Qytetarët e Drenasit këtyre ministrave duhet t’ua tregojnë rrugën e kthimit prej nga kanë ardhur. Qytetarët duhet të bëjnë zgjedhjen për veten e tyre, për njeriun që jeton e punon së bashku me ta.
Ministrave mashtrues dhe arrogantë duhet duhet t’ua mbyllim dyert dhe t’u tregojmë se ne nuk mashtrohemi më!
Vetëm kështu atyre do t’ua japim mësimin e duhur e meritor.
Isa Xhemajlaj
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...