Gjatë ditës së sotme, Shoqata Humanitare dhe Bamirëse e Kosovës “Nëna Terezë” ka shpërndarë disa ndihma për familjen Osmani, nga Malina e Maqedonisë e cila është shpërngulur në fshatin Letnicë, Viti, për shkak të gjendjes momentale që mbizotëron në vendin e tyre.
Koordinatori i Shoqatës Nëna Terezë në Viti, Halit Alidema, ka treguar se për familjen Osmani, shoqata ka ndihmuar me gjërat elementare për jetesë.
Ndërsa drejtori i Shoqatës Nëna Terezë, Zef Shala, ka shpjeguar se mbështetja e familjeve nevojtare është misioni kyç i Shoqatës.
“Fillimisht, ne shprehim pikëllim të thellë për situatën momentale në Maqedoni, andaj, Shoqata Nëna Terezë do të mundohet që t’iu ndihmojë rasteve të tilla si familja Osmani. Është e rëndësishme për të përkujtuar se të gjithë ne duhet të tregojmë mirësi për të mbrojtur motrat dhe vëllezërit tanë, pasi që vetëm duke bashkuar duart në baza solidariteti, ne mund të jemi afër atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë Shala.
Në komunikatën e kësaj shoqate thuhet se në data bazën e tyre çdo ditë shtohen familje të reja të cilat kanë nevojë për përkrahje të menjëhershme si në strehim ashtu edhe materiale elementare për mbijetesë.
Shoqata Nëna Terezë kryen misionin e saj në tërë Kosovën, duke mbështetur për çdo vit mbi 6000 familje përmes programeve të ndryshme, por në krahasim me nevojat në terren, këto arritje mbeten rezultate simbolike.
Kurti: Avancimi në GTMI tregon përparimin e Kosovës në shërb...
Presidenti sllovak vjen në Kosovë për të vizituar ushtarët n...
Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, z...
Gjenden mbetje mortore në Rahovec, Komisioni për persona të ...
Barça synon Julian Alvarez pasardhës të Lewandowskit
Kosova përfshihet në listën e BE-së të vendeve të sigurta të...