Misioni i OSBE-së në Kosovë mbështet dialogun ndërmjet komuniteteve në nivel lokal.
Komunat Ferizaj, Shtërpcë dhe Kllokot do të nënshkruajnë nesër një deklaratë për dialog dhe bashkëpunim ndërmjet komuniteteve. Ceremonia do të mbahet në Ferizaj dhe mbështetet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
“Deklarata është një shprehje e vullnetit të mirë nga kryetarët e komunave për të shtuar ndërveprimin dhe dialogun mes komuniteteve të ndryshme që banojnë në komunat e tyre përmes projekteve dhe aktiviteteve të përbashkëta”, theksohet në paralajmërimin për këtë zhvillim.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa, zëvendëskryetari i Komunës së Shtërpcës Beqir Fejzullahu dhe kryetari i Komunës së Kllokotit Sreqko Spasiq, do të flasin në këtë aktivitet.
Kosova ka 38 komuna, Mitrovica e Veriut është më e reja, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.
Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të tria në veri dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjerimin e saj.
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...
Një i plagosur në Mamurras
Peja mposht Prishtinën në derbin e mesjavës
Hapja e fushatës së PDK në Prizren, Bedri Hamza prezanton sh...
Haradinaj prezanton programin qeverisës: Rritje ekonomike e ...
Osmani në samitin BE-Ballkan: S’e paskam vërejtur mungesën e...