Shumë herë në mediat tona janë publikuar video dhe foto duke u keqpërdorur veturat zyrtare në mënyra të ndryshme si për shërbime personale ashtu edhe duke shkelur rregulla në komunikacion.
Mirëpo, nga gjithë këto fakte (foto dhe video), deri me tani nuk është ndëshkuar asnjë nga këta keqpërdorues të veturës zyrtare, transmeton arbresh.info
Këtë e ka konfirmuar për “Arbresh.info” edhe Zeqir Bekolli, udhëheqës i Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Administratës Publike duke thënë se deri më tani nuk është evidentuar ndonjë rast për keqpërdorim të veturave zyrtare.
“Në Ministrinë e Administratës Publike, nuk kemi të evidencuar ndonjë rast për keqpërdorim të veturave zyrtare, që do të ishte arsye për marrjen e ndonjë mase”, tha Bekolli.
Ai shtoi se veturat zyrtare kontrollohen nga departamenti përkatës si dhe nga sistemi i instaluar nëpër vetura, “nëpërmjet të cilit, vetura zyrtare mund të përcillet nga zyrat, gjatë lëvizjes, vendqëndrimit, për shpejtësinë e zhvilluar dhe karburantin e shpenzuar”, tha Bekolli.
Për këtë çështje portali “Arbresh.info” i ka adresuar pyetje edhe Arban Abrashit por nuk kemi marrë përgjigje nga ai.
Kujtojmë se ditë më parë portali “Arbresh.info” ka raportuar për një veturë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës me tabela 3Z-206-08 duke shkelur rregullat në komunikacion dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve.
Lajmin mund ta lexoni KËTU./Arbresh.info
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...
Trumpi thotë se nuk dëshiron ta zgjasë armëpushimin me Irani...
Ambasadori amerikan në NATO mbërrin në Kosovë, Ambasada jep ...
Rama: Siguria ushqimore, sfida më komplekse e procesit të in...