Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:38 minuta në udhëkryqin e lagjes Ulpiana në Prishtinë, gjegjësisht tek semaforët, një automjet zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës me tabela 3Z-206-08 zbret disa persona nga makina me pastaj i njëjti futet në semafor të kuq duke bllokuar udhëkryqin përball postës në lagjen Ulpiana, transmeton arbresh.info
Ky drejtues makine i cili është person zyrtar i një ministrie përpos që ka bllokuar rrugën ai ka rrezikuar edhe jetën e ngasësëve të tjerë.
I njëjti sipas dispozitave ligjore ku futën këtu zyrtarët e ministrive dhe të tjerë zyrtar shtetëror, bënë kundërvajtje të dyfishtë, duke zbritur njerëz nga makina në semafor dhe po ashtu duke u fut në të kuqën.
Ka shumë raste të tilla po thuajse çdo ditë që qytetarët raportojnë në media të ndryshme për shkelje të ligjit nga persona zyrtarë, këta të fundit mendojnë se pozita zyrtare u jep të drejt edhe për shkeljen e ligjeve në fuqi, këtu me do e mos do të duhej që sa më parë të nisin hetimet nga prokurorët duke i zbardhur dhe duke i vënë para ligjit këta “zyrtar” shtetërorë të cilët me veprimet e tyre nuk do të duhej ta raprezentonin një shtet ligjorë në asnjë dikaster të tij./Arbresh.info


Dënimi me burgim të përjetshëm për Murselin dhe Plavën dhe m...
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...