Policia italiane në qytetin Peskara ka shkatërruar një bandë trafikantësh droge e përbërë nga 5 shtetas shqiptarë dhe një çift romësh, burrë e grua, të akuzuar si furnizues me kokainë dhe heroinë të disa zonave në Itali.
Mediat italiane raportojnë se operacioni i koduar “Paccoto” çoi në pranga disa anëtarë të bandës, emrat e të cilëve end enuk bëhen të ditur. Mësohet se 2 shqiptarë, kreu i bandës e njëri prej anëtarëve janë shpallur në kërkim.
Sipas hetimeve, droga kryesisht heroinë, kokainë e marijuanë hynte në Itali përmes korrierëve shqiptarë që e trafikonin nga Gjermania, Hollanda e Shqipëria.
Më pas lënda narktoike transportohej me anë të automjetëve, të modifikuar posaçërisht për fshehjen e drogës.
Në Itali trafiku i drogës koordinohej nga Sante Morelli i cili thirrej me nofkën Paccoto dhe nga bashkëshortja e tij Rosa Bevilacqua. Mësohet se banda përfitonte mesatarisht 100 mijë euro në muaj nga trafikimi i drogës.
Shumica e parave nisej drejt Shqipërisë me anë të autobusëve që bënin linjën Itali-Shqipëri.
Kjo bandë furnizonte çdo muaj me rreth 2/3 kg drogë e rëndë e 5 kg marijuanë tregjet ilegale të drogës në rajonet e Abruzzos e Marche, shkruan Panorama, përcjellë Klan Kosova.
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...
Arrestohet një grua në Pejë, dyshohet se vodhi nga sefi 176 ...