Prodhimi i opiumit në Afganistan vitin e kaluar është rritur madje për 43 për qind, kumtoi sot Zyra e KB-së për luftë kundër drogës dhe krimit.
Njëherësh, sipërfaqja në të cilën kultivohet afioni, prej të cilit fitohet opiumi, është rritur për 10 për qind dhe tani është 201.000 hektarë, njofton Bi-Bi-Si.
Prodhimi i përgjithshëm është rritur dukshëm për atë se janë përmirësuar kushtet për kultivimin e një prurjeje më të madhe në hektarë.
Afganistani është prodhuesi më i madh botëror i opiumit, përbërjes kryesore të heroinës.
Talebanët e tatimojnë prodhimin e afionit në territoret të cilat i kontrollojnë, që për ta paraqet burim i rëndësishëm i të ardhurave, prej të cilave financohen aktivitetet e tyre ushtarake.
Drejtori ekzekutiv i Zyrës së KB-së për luftë kundër drogës dhe krimit, Jurij Fedatov theksoi se të dhënat më të reja për prodhimin e opiumit paraqesin “regres në angazhimet për shkatërrimin e këtij aktiviteti”.
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...